Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është shumë e komentuar në mediat rozë për pamjen e saj.
Dhe ajo duket se arrin ta ruajë mjaft mirë vëmendjen përmes publikimit të imazheve të ndryshme, shpesh herë me përmbajtje provokuese, në rrjetet sociale.
Një gjë të tillë, Morina e ka bërë në fotografitë e fundit që ka publikuar për ndjekësit e saj të shumtë në InstaStory.
Ajo është shfaqur mjaft provokuese në disa imazhe të publikuara nga një pishinë e brendshme, ku mesa duket ka kaluar pasditen e së premtes.
Fjolla ka treguar fizikun e saj në një paraqitje me bikini të zeza, ndërsa me krnari ka vënë theksin mbi gjoksin dhe të pasmet e saj.
E njëjta ka ekspozuar edhe tatuazhet e shumta të realizuara në trupin e saj, ku në sy veçanërisht ra ai te zona e barkut.
Këngëtarja e hitit “Fb” përndryshe ka kohë që nuk është treguar aktive sa i përket muzikës, kjo pasi gjatë vitit të kaluar ka pasur probleme me ligjin për shkak të arrestimit në kufirin Kosovë-Shqipëri gjatë vitit 2020.