Gjatë spektaklit të mbrëmshëm të “Big Brother VIP”, një nga ish-banorët, Meridiani, akuzoi se në shtëpi informacione nga jashtë kanë hyrë pafund.
Ai përmendi 20 mijë lekshin e Romeos, gjithashtu edhe Elgit Dodën, i cili sipas tij komunikoi te veshi me Donaldin.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Elgitit i cili reagoi me disa story në mënyrë ironike.
“Kush ma përmendi emrin? Aha thash kush ishte. Po vazhdoj pushimet pra!”- ka shkruar Elgiti në një postim.