Të martën Fifi u rikthye sërish në “Big Brother VIP” për të surprizuar Monikën me të cilën ka një lidhje të ngushtë.
Ajo u takua me gjithë banorët por duket se takimin me të përzemërt e pati me Donaldin, edhe më herët për Vit të Ri ajo i ka folur atij nga studio dhe e ka inkurajuar.
Mirëpo, gjithë kjo Arjolës i është dukur e papritur, në një bisedë me Einxhel ajo shprehet se nuk e kupton dashurinë e madhe që i ka lindur Fifit për Donaldin.
Më tej, Arjola tha se ka qenë ajo dhe njerëz të tjerë që i kanë qëndruar pranë në momentet më të vështira.