Raportet jo të mira mes Einxhel Shkirës dhe reperit Stresi vazhdojnë të jenë aktive.
Për më shumë se një vit apo saktësisht në dhjetor të 2020, Einxhel u përfshi në një sherr goxha të madh me reperin e njohur shqiptar, Stresin.
Në dhjetor të po atij viti, në Tiranë ndodhi një ngjarje e rende ndaj një të riu 25 vjeçar Klodjan Rasha, Stresi ishte ai që kishte organizuar një protestë për të kërkuar drejtësi ndaj këtij rasti.
Por kjo protestë pati rezultuar me pasoja të mëdha ku Tirana u përball me trazira dhe pësoi shumë dëme, pas këtyre trazirave ishte moderatorja Einxhel Shkira që pati reaguar kështu duke filluar ky sherr mes saj dhe reperit.
Duke qenë se Einxhel tanimë është banore e BBV, Stresi jo rrallë ka bërë deklarata të forta kundrejt saj.
I ftuar së fundmi në “Stay Tuned”, Stresi ka folur fjalë të rënda për Einxhel , madje duke mos e konsideruar as VIP.
“Egoiste shumë, naive shumë nuk është modeli për ta ndjekur, ajo në “Big Brother” kishte deklaruar që e kanë sharë e më pas i kanë kërkuar falje jo vajzë e dashur, nuk të kam kërkuar falje e as nuk të kërkoj falje, ajo nuk ka lidhje me fjalën VIP ka qenë gjithë jetën në disko darkave, puthu me njerin…”, është shprehur Stresi.
Në anën tjetër ai ka komentuar edhe Dagzin: “I shkreti ai, unë e shoh si peshk atë”./Lajmi/