Olti Shaqiri, vëllai i Ilirit, i cili është komentuar shpesh për lojën e tij në Big Brother VIP ka folur për “Wake Up”.
Ai u shpreh se u shqetësuan pas debatit me Einxhel për historinë që tregoi për tradhtinë e gruas sipas Oltit, familja është pika e dobët e Ilirit dhe vetëm aty e humb durimin.
“E vetmja gjë që ndodhi ishte kur pati debat në Prime me Einxhel për familjen, Ilirin nuk e cënon asgjë derisa i prek familjen, ashtu si cdo prind, bëhet nevrik, eshtë pika e tij e dobët ku humb durimin”, tha Olti.
Për konkurrentin më të fortë, Olti përmendi emrin e Arjolës dhe Donaldit.
Vajza e Ilirit gjithashtu komentoi në “Shqipëria Live” se Arjolën e pëlqente dhe e konsideron konkurrente të fortë, gjithashtu edhe Donaldin, pavarësisht se këtë të fundit nuk e pëlqen.
Në nominim janë Donald, Beatrix dhe Einxhel dhe Iliri i ka thënë Donaldit se mendon se del Einxhel, ai gjithashtu i shprehu Donaldit se pavarësisht të metave, ai është një djalë i dashur.