Mbrëmë u eliminua Beatrixa nga shtëpia e famshme.

Eliminimi i saj ishte i papritur ku kishte reagime të shumta, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, një reagim e ka bërë edhe  shoqja e ngushtë e moderatores, Bora Zemani, Olsa Muhameti njëherësh edhe autorja e programit “Përputhen”.

Përmes një postimi në storien e saj në Instagram, Olsa shkroi: “Kush vdiq? Fol mo”.

Ndërsa një përgjigjja ka marrë nga mikja e Beatrixës, modelja Oriola Marashi.

“Emisioni jot vdiq”, ka shkruar ajo në mbishkrim të postimit.