Se është moderatorja më e dashur shqiptar nuk do diskutim.

Kjo është dëshmuar herë pas here me simpatinë e madhe që kanë fansat ndaj saj të cilët janë të shumtë ata që kanë hapur llogari në emër të Borës në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

Por veprimi i fundit nga fansat e saj e ka revoltuar keq Boren e cila reagoi menjëherë me një postim në instagram.

Dikush nga fansat ka hapur një llogari në emër të djalit të Borës gjë të cilën ajo e konsideroi të turpshme.

“Ky nuk eshte insta i Arbori! Ju lutem beni report!!! Nuk mundet dikush te hapi nje faqe femije dhe aq me teper te flasi ne emer te tij! E turpshme!!, kështu u shpreh Bora duke adresuar këtë kërkesë tek 1 milionë ndjekësit e saj.

Ndryshe, para disa ditësh Bora festoi ditëlindjen e saj të 30-të duke organizuar një festë të madhe me familjarë, miqë e kolegë./Lajmi.net/