Modelja nga Shqipëria, Kejvina Kthella është ndër femrave më të bukura shqiptare, e cila është vazhdimisht në qendër të vëmendjes.
Ajo njihet për imazhet provokuese që sjell përmes rrjeteve sociale dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi.
Modelja e njohur postoi disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku numëron mbi 700 mijë ndjekës, ndërsa shihet e veshur në bikini me ngjyrë të zezë.
E shtrirë teksa mban një pije në dorë, syze dielli dhe kapele, modelja bionde nuk la shumë vend për imagjinatë duke vënë në fokus të gjoksin dhe të pasmet joshëse.
Ndryshe, Kejvina përveç fotosesioneve të ndryshme ka kohë që nuk e shohim në një projekt televiziv.
Kujtojmë që modelja famën më të madhe e mori nga paraqitjen në emisionin “Xing me Ermalin”, për të cilin së fundi u shpreh se do të jetë gjithmonë mirënjohëse për mundësinë që Ermal Mamaqi i dha, dhe se do të ishte e gatshme të rikthehej përsëri.