E ftuar në emisionin e Dajana Shabanit “D Night” së fundmi ishte Aulona Musta. Para shumë vitesh, Aulona dhe bashkëshorti i saj e ndiqnin me fanatizëm të madh emisionin e Dajanës. Ngaqë iu pëlqente shumë, ata i shkruajnë një mesazh duke i shprehur pëlqimin që kishin dhe Dajana ia përmendi këtë mesazh Aulonës.

Dajana: I rashë pak gjatë bisedës për të kaluar tek bashkëshorti. Më ke çuar një mesazh në vitin 2010 që edhe bashkëshorti im të ka qejf. Po unë jam shqiptare më shkon mendja për keq, bashkëshorti vazhdon të më ketë qejf?

Aulona: Ja ta marr në telefon dhe ta pyes nëse po më shikon tani. Ne në fakt kemi ndjekur emisionin që ti bëje më përpara dhe unë mendoj që të rri shumë ky stil dhe një emision darke të jep shumë lirshmëri dhe “çmenduria” që ti ke. Ne na bënte përshtypje që ti ishe shumë ndryshe nga ato koketa-t që shikonim në televizione gjithmonë dhe unë së bashku me partnerin tim Tomin e komentonim me njëri-tjetrit. Nëse një gocë është është simpatike, e bukur, sexy ia themi njëri-tjetrit. Ti ke qenë një vajzë që na ke pëlqyer gjithmonë nga ato që ne shikonim në ekran.