Beniada është një ndër emrat që mori pëlqyeshmëri të madhe nga publiku në aventurën në “Big Brother VIP”, para këtij rrugëtimi, ajo njihej kryesisht si “mbesa e ish-Presidentit Nishani”, me profesion modele.
Por, shumëkush mund ta ketë bërë pyetjen e mbiemrit tjetër – Jakic me të cilin Beniada gjendet në llogarinë e saj në Instagram.
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur
Mbi prezantimin me dy mbiemra, Beniada kishte folur vite më parë në një intervistë për gazetën Panorama, përcjell Prive.al.
Ajo mes tjerash ishte shprehur: “Në karrierën time në Itali, përveç mbiemrit Nishani, kam vendosur të prezantohem me emrin e artit, Beniada Jakic (mbiemri i nënës sime), Jakic vjen nga muhaxhirët shqiptarë boshnjakë, që u shpërngulën me forcë nga tokat e tyre prej serbëve, dhe unë Jakic e përdor si mbiemër në formë figurative, në prezantimet e mia si modele“