Donaldi dhe Trixa duket sikur kanë ndarë gjërat mes tyre por situata është bërë paksa e sikletshme në shtëpi.

Trixa ka vendosur të flase me vajzat dhe shprehet se sido që të shkojë situata Zoti nuk e ka hedh kurrë dhe është i madh për njerëzit e mirë.

Fjalë këto me të cilat duket sikur Trixa inkurajon veten më tepër.

Derisa në një diskutim me Donaldin, ky i fundit i thotë asaj që të merret me veten dhe t’i jap kohë vetes për të kuptuar më shumë pasi kështu po lëndohen të dy.