Sara sot ka qenë e ftuar në Fan Club.
Ish banorja e BBV ka treguar për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ajo në Fan CLub i është përgjigjur shumë pyetjeve të cilat iu kanë interesuar fansave.
Padyshim se nuk shpëtoi pa u pyetur as për lidhjen e saj me Pajtimin.
Kur Pm ishte i ftuar në Fan Club ai kishte shprehur kënaqësinë për të jetuar me Sarën në Prishtinë, kurse kjo e fundit ende nuk ka një përgjigje për këtë.
E pyetur se ku do të jetojnë në Tiranë apo në Prishtinë blogerja është përgjigjur se kjo varet se si do shkojë marrëdhënia e çiftit./Lajmi/