Gjatë takimit me Fjorin, Xhaferri u shpreh se në “Për’puthen” ka konkurrentë që janë aty për famë, madje kanë të dashur jashtë.
Ai nuk tha emra konkretë, por pas këmbënguljes së moderatores Bora Zemani, ai përmendi emrin e Efit, si vajza që është e lidhur jashtë, sipas tij.
Xhaferri nuk tregoi asnjë provë, por tha se “publiku mos të më besojë por në fund do ta kuptojë”.
Nga ana tjetër Arjani tha se Xhaferri është naiv, pasi ka besuar gjëra pa pasur fakte, duke qenë se ai nuk paraqiti asnjë fakt.