“Big Brother VIP” prej muajsh është kthyer në një fenomen dhe banorët janë padyshim personat më të komentuar jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në bisedat e përditshme.

Duke qenë se “Big Brother” është mbi të gjitha një garë, shpesh kemi parë që banorët të debatojnë mes tyre sigurisht, shumë sherre janë edhe banale sikurse ndodh në çdo shtëpi.

Teksa reality show vijon ende, shumë banorë kanë ndërprerë rrugëtimin e tyre dhe i janë rikthyer jetës së mëparshme por, pavarësisht të gjithave ata kanë ruajtur raportet e tyre edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ish-banorët postojnë shpesh foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale duke treguar se kalojnë ende kohë bashkë.

Mbrëmjen e sotme Fifi, PM, Sarah, Sabiani dhe Kledi kanë darkuar me njëri-tjetrin.

Ata kanë publikuar një foto të bashku në Instagram duke marrë pafund komente pozitive.