Banorët e Big Brother VIP janë lidhur sot direkt me emisionin ‘Wake-up’.

Musafiri i tyre special ishte opinionisti zyrtarë Arbër Hajdari, atij iu parashtruan shumë pyetje të ndryshme nga banorët.

E nuk kishte se si Arbëri t’i ikte një pyetje nga banorët.

Donaldi ishte ai i cili e pyeti atë për banorin e preferuar.

Në formë shakaje atij iu lëshua vija melodike e famshme e cila lëshohet sa herë Arbana Osmani ka për të dhënë emrin e të eliminuarit.

Arbëri nuk arriti të thotë emrin, ndërsa moderatori i programi në prapavijë thoshte emrin e Beniadës.