Sfida e radhës për banorët e “Big Brother VIP” është të improvizojnë disa nga prodhimet televizive të Top Channel.
Teksa po ndanin rolet me njëri tjetrin, konkurrentët i thanë me shaka Donaldit të moderojë “Për’puthen”, ku prezantuese është ish-partnerja e tij, Bora Zemani.
Aktori menjëherë është distancuar, duke kërkuar të mos e përfshijnë “në gjëra të tilla sepse nuk e di si janë dhe si merren gjërat jashtë”.
Ndërsa Beniada e mori me sportivitet situatën dhe me bindje i tha se Bora është një vajzë e zgjuara dhe nuk ka pse ta marrë për keq.
Donaldi: Ku e di unë si i merr gjërat ajo jashtë.
Beniada: Iku ajo histori. Mjaft! Jeta vazhdon përpara.
Donaldi: Po patjetër, po thjesht nuk doja të mërzis njerëzit.
Beniada: Jo, s’ka pse të mërziten.
Beniada: Në spektakël pranohen këto gjëra.
Donaldi: Pranohen, pranohen (qesh).
Beniada: Unë mendoj se vajzat shqiptare janë aq inteligjente, sa kur kuptojnë diçka, ecin përpara.
Secili do shohë rrugën e tij.
Donaldi: Shpresoj.
Beniada: Kështu do të jetë patjetër!