Modelet shqiptare tanimë janë bërë shoqe të mira.
Flasim për Kejvina Kthellën dhe Arta Elezajn të cilat kohët e fundit po i shohim shpesh bashkë.
Vajzat shqiptare së fundmi po ashtu kanë marrë vëmendje me postimet e tyre nga Dubai, ku u komentuan mjaft shumë nga ndjekësit e tyre.
Vizitat në Dubai nuk janë të rralla për modelet më të përfolura shqiptare, të cilat jetën luksoze e shfaqin edhe në rrjetet sociale.
Teksa shijojnë luksin në Dubai, në postimin e fundit Kejvina e ka quajtur veten dhe shoqen e saj si femra ‘të trenta’.
Ato shfaqen para pasqyrës duke bërë lëvizje provokuese, shikojini./Lajmi.net/