Adrola Dushi është një nga modelet më të suksesshme shqiptare dhe kjo gjë tashmë është e konfirmuar.
Ajo është shpërngulur prej disa kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po vazhdon karrierën në modeling dhe për shkak të punës i duhet të udhëtojë shpesh.
Teksa djali i saj Troi po shkollohet në SHBA, Adrola gjatë një interviste është pyetur se ku do dëshiron të jetojë në të ardhmen dhe u shpreh se akoma nuk e di se ku do marrë drejtimin e rrugës së saj.
Ajo u shpreh në “Prive” se do ishte mëkat për Troin ta largonte nga SHBA, për shkak se atje ka një jetë të sigurt, të lumtur dhe një shkollim të mirë.
“Troi e do shumë Amerikën, ndihet i sigurt dhe i mbrojtur, ka kushërirat e veta dhe është i lumtur, jam në një fazë ku nuk di ku do e marr atë drejtimin e rrugës sime, do më dukej mëkat i madh për Troin nëse do e lëvizja nga ai vend, siguria dhe dashuria që merr në shkollë atje, s’ka të paguar me asgjë tjetër” ka then ajo.