Këngëtarja Orhidea Latifi, e njohur si Kida ka festuar dje ditëlindjen e 24’të.
Pamje nga festa e ditëlindjes ka publikuar vetë ajo në llogarinë e saj në Instagram, ku i ka falenderuar të gjithë për urimet.
E në këto foto s’ka munguar as komenti i Dj PM, i cili është kthyer në një prej personazheve më të diskutuara kohëve të fundit, pas qëndrimit në shtëpinë e famshme.
PM e ka quajtur Kidën “evlad”, derisa i ka uruar edhe 100 vite të tjera.
“Urime evlad edhe 100 tjera ”, ka qenë urimi i tij.