Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora, ka thënë se ndihet e turpëruar pasi që kishte thyer rregullat e izolimit në ditëlindjen e 30-të.

Ajo tha se nuk dëshironte të ndodhte ky veprim asnjëherë, në Independent.

“Jam tepër e turpërua ndihem ende në siklet eshtë vërtet e vështirë për mua të flas për këtë, do të doja të kisha bërë një zgjedhje tjetër.

Më bën të trishtuar sepse është diçka që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë.

Njerëzit po bënin sakrifica të mëdha në atë kohë dhe unë i zhgënjeva ata.

Dhe kjo dhemb.

Vërtet dhemb“, tha këngëtarja e njohur Rita.

Dhe pas përfundimit të festës këngëtarja në mënyrë vullnetare kishte paguar një gjobë prej 10 mijë paundësh./Blic/