Pas shumë zërave dhe thashethemeve, Greta Koçi, si rrallëherë vendosi të flasë për jetën private.

Gjatë një interviste me Ermal Peçin për “Abc e pasdites”, këngëtarja tregoi se është martuar dhe jeton në Vjenë me bashkëshortin.

“Kanë shkruar mediat, unë e kam parë, por asnjëherë nuk kam dashur të reagoj, eshtë zyrtare që unë po jetoj në Vjenë, por e kam zyrtarizuar dhe çështjen e zemrës… unë jam martuar tashmë dhe jetoj së bashku me bashkëshortin tim në Austri, më duket sikur po marr frymë më lirisht…eshtë një fazë që po jetoj dhe jam jashtëzakonisht shumë e lumtur, partneri jeton atje, por më origjinë është shqiptar.”– u shpreh Greta.

Në lidhje me një dasmë të mundshme, Greta tha se mbetet ende diçka personale, por është në planet e afërta të çiftit.

E pyetur në lidhje me një fëmijë të mundshëm, Koçi u përgjigj:

“Është normale, kur vjen një moshë dhe e konsolidon familjen, kjo është pyetja, por kjo gjë nuk ka parashikim, gjersa unë jam e martuar, ajo është pjesë e planit, dhe madje e afërt… kurdo që të vijë është e mirëpritur.”