Duke qenë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Filloreta Raçi, e realizoi këngën “Diell”, e cila tashmë ndodhet si ‘demo’ edhe në “YouTube”.
Kjo këngë është bërë një hit i madh dhe numëron mbi gjashtë milionë dëgjime në këtë platformë.
Ndërkaq, ajo është shpërndarë edhe në forma të ndryshme në rrjetet sociale, duke qenë se fansat e kanë pëlqyer shumë.
Gjatë të enjtes, Fifi ka publikuar në “Instagram” disa pamje të një shkolle në Lipjan, ku nxënësit të grupuar interpretojnë hitin e saj.
“Arbana në prime, pasi dola më pyete çka fitove nga eksperienca në Big Brother VIP… Përgjigjen po ta jap sot shpirt.
Kam fituar dashurinë më të madhe në botë, emocion dhe jetë.. Faleminderit edhe ty për çdo gjë”, shkruan këngëtarja.