Që nga futja e Romeos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ndjekësit e këtij formati po shprehen në rrjete sociale se Donaldi ka ndryshuar qëndrim si në lojë por edhe karshi Beatrixës.
Madje sot Beatrix i tha Donaldit se është ‘më ndryshe’ se herave të tjera.
“Je ndryshe sot s’a arrijë dot ta kuptojë më duket më ndryshe, nuk e di a për të mirë a për të keq”, i thotë Beatrix.
Ndërsa, Donaldi insiston duke e pyetur për të mirë apo për të keq.
“Stresohem dhe mërzitem kot, takimi me Romeon më ka.. nuk ka qenë rrugëtim i lehtë… por jeta është shumë e bukur”, i përgjigjet Donaldi.
“Sot nuk e di më je duk sdi.. nuk ke faj”, i kthehet Beatrix.
Krahas këtyre, të rralla po janë momentet kur dyshja po shfaqen së bashku.
Teksa vetëm tre ditë më parë ata ndaheshin gjithmonë nga pjesa tjetër e banorëve.