Këngëtarja e njohur, Filloreta Raci – Fifi, po e vazhdon jetën e saj jashtë “BigBrother VIP”, mirëpo ajo ka vendosur t’i ruajë disa kujtime të bukura nga ajo shtëpi.
Fifi madje e ka përmbushur një premtim që ia kishte dhënë aktorit, Donald Veshaj, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në njërën nga ditët e qëndrimit të saj në këtë reality-show, Fifi kishte diskutuar me banorët që të bënte një tatuazh dhe i premtoi Donaldit se do ta bënte nofkën me të cilën e thërriste me përkëdhelje ai.
“Filoqyl” tani është shkruar afër kyçit të dorës së këngëtares, për të mbetur një kujtim i përjetshëm për të nga Donaldi dhe nga ajo aventurë e saj.
Kështu bëri të ditur këngëtarja përmes një instastory të publikuar sot, në të cilën ka etiketuar edhe aktorin.
Shiko Videon: