Atdhe Xharavina, ish-konkurrenti i “Përputhen”, është përfshirë në trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix, prej thashethemeve që janë nxitur nga vetë ai, për në lidhje mes tij dhe Borës.
Ai gjithnjë ka bërë reagime, komente e skena në lidhje me moderatorën nga Shqipëria duke lënë të kuptohet se ka pasur diçka mes tyre, deri kur Bora e mohoi kategorikisht këtë mardhënie dhe pas asaj këta të dy janë fshirë nga rrjeti social Instagram.
Ish-konkurrenti së fundmi ka zhvilluar një pyetësor me ndjekësit e tij dhe ka treguar se këto thashetheme në lidhje me Borën po i pengojnë në zhvillimin e mardhënies së tij me një vajzë.
Atdheu çdoherë ka thënë diçka që të lë të mendoj se diçka mes tyre me të vërtetë ka ndodhur, ai njëherit ka përmendur se do dëshironte të kishte një vajzë e ta quante me emrin ‘Nala‘ , deklaratë, të cilën e ka dhënë Bora më herët, gjë që ngjall reagimet nga ana e publikut për një lidhje të mundshme mes dyshës./Blic/
Shiko postimin: