Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me raportin Donald-Bora-Beatrix.
I ftuar në një emision televiziv, ai u shpreh se Donaldi ende e dashuron Borën.
Xharavina shtoi se nëse Donaldi lë lojën në këto momente duke hequr dorë nga çmimi i madh dhe çdo gjë tjetër aty brenda, ai dhe Bora do të lidhen prapë, sepse janë dy njerëz të dashuruar dhe para dashurisë askush nuk është i fortë.
“Duhet të dalë jashtë sa është më herët.
Po doli jashtë shtëpisë dhe i la të gjitha për Borën“, tha ai.
Gjithashtu shtoi se përpara dashurisë asnjë femër s’është e fortë duke lënë të kuptohet se Bora dhe Donaldi kanë një histori të vërtetë dashurie.