Modelja dhe bukuroshja Kejvina Kthella ka ardhur me një foto plot stil në Instagram
Modelja u tha gjatë ditës së sotme që është martuar, madje për këtë është shpërndarë edhe një story e saj e ku ajo ka unazën e vënë në gishtin e martesës.
“E martuar”, ka shkruar ajo krahas videos, duke bërë që të gjithë të nisin nga aludimet, një video që më së pari e transmetoi abcnews.al.
Nuk dihet nëse kjo është një shaka e bukuroshes, apo i ka dhënë fund beqarisë në fshehtësi. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim.
Pas kësaj ajo ka postuar një foto ku shfaqet me plot stil derisa poshtë saj ka shkruar: A po don pak?

Kejvina vazhdon të jetë njëra prej bukuroshëve më të përfolura në Shqipëri viteve të fundit. /GazetaExpress/

