Pak kohë më parë u përfol se Festivali i RTSH-së do të drejtohej natën e parë nga Bora Zemani, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se Bora Zemani ka hequr dorë nga prezantimi i festivalit duke mos e parë të denjë për karrierën e saj ose ndoshta arsyeja e fshehur kanë qene trazirat e momentit.

Po të njejtat burime kanë pohuar se në skenë krahë Jonidës, Islit dhe Kelvit do të ngjitet Xhemi Shehu.

Xhemi pas largimit nga Portokalli është tërhequr nga ekrani por duket se tashmë ka ardhur momenti të rikthehet serish.