Treshja Donald-Beatrix-Bora, është bërë tashmë qendra e diskutimeve jo vetëm nga shumë fansa të formatit apo figura publike, por edhe nga ish-konkurrentët e Big Brother, për mënyrën e rrjedhës së ngjarjeve. Së fundmi dy ish-konkurrentët e këtij edicioni të BBV, Ardit Çuni dhe Kledi Hysa, në një video live në rrjetet sociale, kanë komentuar situatën, së bashku me fituesin e Big Brother 6, Anaid Kaloti dhe ish-konkurrentin e Për’Puthen, Atdhe Xharravina.
Fituesi i Big Brother 6, ka folur me keqardhje për gjendjen e moderatores Bora Zemani pas ngjarjeve të fundit: “Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin. Ishte bërë gjysëm robi. Ai nuk është duke e menaxhuar mirë, sepse duhet të shkëpusësh në fillim një lidhje që ke, para se të nisësh një të re.’’
Anaidi, ka përmendur gjithashtu faktin se kur Kleidi ftoi në një darkë me Beatriksën, ka qenë Donaldi ai që e këshillonte Kledin si ta bënte për vete dhe si duhet të sillej me Trixën, ndërsa Arditi shprehet me ironi se ky është një mister që duhet gërmuar nga shkencëtarë.
Pjesë nga Biseda mes personazheve VIP
Kleidi: Nëse kjo do të ishte lojë, nuk e di çfarë rezultati do të kishte pastaj…
Arditi: Edhe sikur të jetë lojë, prapë do të ishte anormale, s’ka kuptim. Triksa nuk e ka për lojë…
Anaidi: Ra në dashuri Triksa, apo që atë natë që doli më Klejdin e kuptoi…
Atdheu: Ardit pse mendon se rri i mërzitur Donaldi…
Arditi: Kam përshtypjen që do e katet kuptuar. Se të rrish me dikë tjetër në shtëpi duke u puthur, dhe duke e ditur shumë mirë që jashtë ka lënë dikë…
Ndër të tjera gjatë kësaj bisede Anaidi nuk lë pa përmendur dhe pse tërthorazi, edhe produksionin. Ai ka vënë në dukje që atë mbrëmje aktorit iu bënë 5 surpriza dhe se kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Big Brother. Ndërkohë Atdheu, i cili ka qenë pjesë gjithashtu e një reality shoë, hodhi dyshime mbi produksionin.
Atdheu: Pse është duke ndodhur
Anaidi: Me i dhënë emocione të forta pra, që ta ngrejnë dhe ta ulin nga gjendja emocionale. Ta nxjerrin nga mendtë e kokës…
Atdheu: Mos është favoriti i produksionit…
Anaidi: Nëse do ishte i preferuari i produksionit nuk do ia kishin sjellë Borën që në javën e dytë…
Kledi: Më shumë ka përfituar Big Brother nga takimi i tyre, sesa ata të dy…