Bashkë me konkurrentin e tij të preferuar nga emisioni “Përputhen” i vitit të kaluar, gazetari dhe opinionisti Arjan Konomi ka zhvilluar një live në Tik Tok, ku ndau me fansat një histori “pikante”.
“Më merr në telefon, më thotë a je në shtëpi, jam i them, më vjen te shtëpia dhe pas dy minutash bie prapë zilja dhe kur shoh unë ishte një nga ato të Për’puthen: Po ti moj i thashë çfarë do këtu? Jam me Mevlanin tha ajo.
Hajt i thash më dilni përjashta, mu futën me zor në shtëpi të dy.
Me njërën nga ato ‘nuset’, nuk e tregojmë.
Erdhën në shtëpi dhe nuk dilnin më i thashë unë tani duhet të ikni, po s’ma mbante dhe nga ajo se ishte shumë e fuqishme (qesh).
Po kështu bën ky pa të lajmëruar.”, tha ai.
Ndërkohë pas kësaj, Mevlani duke qeshur tregon divanin në të cilin ishin ulur dhe thotë “Ja te ky divan”.
Arjani qesh dhe i kërkon mos të tregoi asgjë më shumë.
Mevlani u frenua në momentin e duhur për të mos treguar, por fansave menjëherë i shkoi mendja tek Ledjana ose tek Antonela, pasi këto ishin dy vajzat që ish-konkurrenti i “Përputhen”, kishte më shumë afirmimet.