Pavarësisht se ishte ndër protagonistët e sezonit të dytë të ‘Për’puthen’, Mevlani ndenji disi nën hije dhe në sezonin e tretë me hyrjen e vëllati të tij Artanit, e cila shkaktoi shumë polemika.
Diskutimi më i madh ishte kur Mevlani kishte deklaruar gjatë verës në emisionin ‘Stay Tuned’ me shaka se Artani nuk ishte vëllai i tij, por kushëriri.
Fragmenti ku ai thotë se Artani nuk është vëllai i tij u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.Po në të njëjtin emision, Artani sqaron gjithë situatën.
“Njerëzit nuk e kanë parë gjithë intervistën po thjesht copëzën, e morën sipërfaqësore, se po ta ndjekësh intervistën kuptohet që është shaka.
E tha atë duke u bazuar dhe te njerëzit që thonë nuk ngjajmë.
Kur doli ajo videoja ishin pafund komente e mesazhe: ti po mashtron, po merr famë nga dikush etj.
Madje ka dhe raste kur ne takojmë njerëz të njohur ose të panjohur që thonë: vërtetë vëllai jot është? Po tani si mund të rri një njeri aq shumë me dikë tjetër?
Unë kam postuar gjithmonë video me Mevlanin, mamin etj.”
Artani tregoi se nuk është ndjerë aspak mirë nga ky mosbesim, madje për t’i bërë qejfin njerëzve ai është gati të heq dorë:“Nuk është se të vjen mirë, se nuk mund të bazohen njerëzit se nuk ngjajmë nga pamja.
Tani ai ngjan nga mamaja, unë nga babai.
Ngase e duan aq shumë dhe ai është një njeri shumë pozitiv dhe unë kam dal pak ‘negativ’ e nuk duan ta pranojnë.
Po nëse dikush ofron ndonjë lekë unë tërhiqem të mos jem vëllai i tij, ju a bëj këtë nder.
E lë të hapur kush ofron më shumë, ama më shumë se 100 mijë euro se është vëlla i mirë, s’largohesh aq kollaj”,– tha Artani duke qeshur.