Dikur e la muzikën për psikologjinë, e tani e ka lënë edhe psikologjinë për kush e di se çfarë.

Në fakt, këngëtarja Jehona Sopi ka deklaruar se më nuk po punon si psikologe, pasi rrëfimet e klientëve e kishin rënduar emocionalisht, shkruan “Kosovarja”.

Sot, me çka po merret Jehona? E vërteta është se ajo nuk po rri, ama nuk po merret me muzikë.

Mungojnë mjaftë fotot e Jehones, pasi nuk është aq aktive në rrjete sociale, por ne kemi një imazh të saj të ditëve të fundit, ku fytyra i duket mjaftë ndryshe.

Sikur të ishte në të 20-tat e saj.

Çfarë ka bërë?