Fifi u rikthye në spektaklin Big Brother VIP dhe sa hyri përqafoi opinionisten Balina Bodinaku.
Ajo e përqafoi i tha ‘më fal’.
“Edhe sikur Balina të më thoshte të dua në ato momente do kisha të njëjtin reagim sepse isha shumë e mbushur emocionalisht.”,- Fifi.
Fifi gjithashtu foli dhe për banorët e tjerë.
Ajo kishte rezerva ndaj banorëve dhe tha se maksimalisht do ketë vetëm 6 miq nga ata që janë brenda dhe jashtë.
Kujtojmë se Fifi vendosi të largohet për tu marrë me veten dhe se aty brenda nuk po gjente energji të mira aty.