Sot (28 nëntor), Dafina Zeqiri ka uruar ditëlindjen e personit më të veçantë për të, nënës.

Nëna e këngëtares, Melihate Zeqiri po feston ditëlindjen, dhe përmes një postimi në Instagram këngëtarja i ka bërë një dedikim.

“Gëzuar ditëlindjen njeriut më të mrekullueshëm në botë, nënës time  Të dua shumë”, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur me një fotografi të së ëmës.

Ndërkohë, kujtojmë që në albumin e fundit të artistes “Dafina Moj”, ai solli bashkëpunim me të njëjtin titull me nënë e saj.

Albumi i ri i Dafinës u lansua në fillim të muajit tetor dhe përfshin bashkëpunime të shumta me disa prej artistëve më të suksesshëm në vend.

Këngëtarja disa nga projekte i solli aedhe me klipe si: “Karma”, “Vet e lype”,  dhe “Ti dho krejt”.