Ish-konkurrentja e emisionit “Për’puthen”, Antonela Berisha, ka rrëfyer pa dorashka për jetën e saj në “E diell”.

Ajo ka treguar se është dashuruar me burrë të martuar pa e ditur që ai kishte një partnere tjetër, ndërsa këtë e kishte zbuluar pas disa kërkimeve në Google.

“Më ka ndodhur që jam dashuruar me një person të martuar.

Unë nuk e dija se ai ishte i martuar, por ngaqë jam FBI në gjak e zbulova.

Kërkova emrin e tij në Google, edhe vendlindjen edhe më doli një lajm “filan këngëtar i ftuar në dasëm të këtij personi”.

Aty zbulova që ishte i martuar, Isha shumë e zhgënjyer, Ai i shkreti dhe sot më lutet, por unë e ndërpreva gjithçka aty.

Tani as nuk më intereson”, tregoi Antonela.

Kujtojmë se Antonela kishte një “feeling” për Mevlanin gjatë “Për’puthen”, por këto ndjenja janë zbehur.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur