Këngëtarja e njohur Kleoniki Delijorgji ka marrë ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”, por nuk ka pranuar.

Këtë e ka treguar vetë Kleoniki, kur u pyet nga fansat, këngëtarja u shpreh se mundësia i erdhi, por ajo ka plane të tjerë e për më tepër e quan të pashëndetshme hyrjen në një shtëpi me njerëz të panjohur.

“Kam pasur oportunitetin për të hyrë në shtëpinë e BB VIP, por kam plane të tjera që janë më të rëndësishme për zhvillimin tim human dhe profesional.

Plus nuk është e shëndetshme për njeriun të jetë i mbyllur në një shtëpi me të panjohur kur në jetën reale mundohemi të zgjedhim shumë mirë njerëzit që na rrethojnë.

Gjithsesi i uroj të gjithë konkurrentëve paqe dhe ta shijojnë eksperiencën sa më shumë”, shkruan Kleoniki.

Këngëtarja zbulon dhe konkurrenten e saj të preferuar dhe shpreson ta fitojë reality show-n Beatrix Ramosaj.