Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Hysen Ramaj foli sot për eksperiencën e tij në reality show.
Ai tha se nuk e dinte se ish-e dashura e tij, Alvisa, ishte bërë pjesë e emisionit të dashurisë, kur ka bërë audicionet.
“Jam gjykuar e komentuar negativisht ditët e para, edhe pozitivisht.
E kam pas bërë audicionin para se të merrja vesh se ishte edhe ajo.
U tërhoqa njëherë kur mësova se Alvisa ishte aty.
Në fillim nuk e kisha menduar se është e vështirë, por më pas ishte siklet.
Kur kishte takime me çunat dhe kishte afrimitet me ta.
Unë nuk kam pas ndonjë afrimitet të madh me vajzat”, tha Hyseni.
Sipas tij, shumica prej protagonistëve bëjnë gjërat aty për show.
Ish-konkurrenti i “Për’puthen” përfundoi duke thënë se tani nuk mund të ketë asgjë me vajzat atje, pasi ato kanë rrugëtimin e tyre brenda programit.