Morena Taraku njihet për luksin e saj si dhe rrobat firmato.
Ajo së fundmi ka bërë një paraqitje tejet atraktive por që bie në sy një detaj i pazakontë.
Për këtë paraqitje duket se është inspiruar nga këngëtarja e moderatorja shqiptare Luana Vjollca.
Në Instagramin e saj Luana ka publikuar imazhe me këtë veshje në muajin nëntor të vitit 2020, ndërsa Morena minuta më parë e publikoi në Instastory.
Sidoqoftë, të dyja po duken mjaftë seksi në këtë veshje.
Kjo nuk është hera e parë që Morena bën xing me veshjen me artistet shqiptare, pasi javë më parë ajo u shfaq e veshur njësoj si modelja Arbenita Ismajli./Indeksonline/