Këtë të enjte Atdheu u përfshi në një aksident rrugor.
Shkak ka qenë dalja e gabuar nga parkimi e makinës tjetër.
Burime për Kryefjala kanë zbuluar se nga ky aksident ka pasur dëme të medha materiale si dhe ish-konkurrenti i Përputhen ka pësuar disa lëndime në koke pasi nga përplasja janë hapur airbag-et e makinës së tij.
Atdheu u lajmërua vetëm pak më parë me një status në Insta story ku shprehej kështu:
“Familjarë, miq dhe dashamirë në pamundësi që të ju ktheh të gjitha mesazhet secilit pas një aksidenti që kisha me makine, faleminderit shumë nga ana juaj zoti ju rujt!”