Edhe pse ka pasur zëra ditëve të fundit që diçka po zihet mes Antonelës dhe Mevlanit, duket se tani nuk ka asnjë shpresë të vetme.
E ftuar në një emision, Antonela tregoi se ka diçka të re sa i përket jetës private.
Për të dashurin e ri ajo u shpreh se është personazh VIP, i përket botës së sportit, por është edhe xheloz për gjëra banale.
“Po provoj ta njoh një djalë, por nuk e di a jam gati realisht.
Nuk është i Për’puthen.
Është personazh VIP, por jo i Për’puthen.
Është personazh i sportit.
Për gjëra banale bëhet xheloz, unë nuk i jap shkas, por janë të sëmurë njerëzit.
Kush është xheloz është i sëmurë.
S’duhet të jetë xheloz posesiv, fanatik dhe të durojë karakterin tim të vështirë që kam”, tha ajo./Indeksonline/