Bora ka treguar njëherë e mirë raportin e saj me dashurinë.
Moderatorja Bora Zemani, ishte sot e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” nuk i shpëtoi dot pyetjeve për jetën e saj private, sidomos pas lajmeve të fundit se ajo është në një lidhje me Atdheun.
Bora tha se është beqare dhe se po angazhohet me punën e me djalin.
Sa për dashurinë, moderatorja u shpreh se nuk i mungon sepse po të donte do e kishte gjetur.
“Jam single, nuk na del koha për vete edhe në këtë periudhë çuni është në një moshë delikate, do përkushtim, dhe unë jam e angazhuar për shumë punë.
Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha tjetër e mbetur është për Arborin dhe s’ke kohë për gjë tjetër, nuk më mungon me thënë të drejtën se po të doja e kisha gjetur”, tha Bora.