Këngëtarja shqiptare, Xhensila Myrtezaj, përveç se është një artiste shumë e dashur për publikun ajo komentohet shpesh edhe për gjëra tjera.

Stili i saj ka bërë që Xhensila të jetë kryefjala e medieve rozë, pasi shpesh herë është komentuar për ‘kopjim’.

Disa fotografi të këngëtares të publikuara pak ditë më parë u pëlqyen shumë nga publiku.

Mirëpo, faqja zyrtare “Vipat e bllokut” ka publikuar këto fotografi të Xhensilës dhe të aktores Ursula Corbero apo e njohur ndryshe si Tokyo ku të dyja shfaqen pothuajse të njejta me stilin e flokëve./Blic/