Bes Kallaku ka qenë i ftuar në RTV Ora, përballë motrës së tij, e cila ka marrë drejtimin e emisionit më të ri “Jeto me Orën.”
Surpriza më e madhe për aktorin, krah emocioneve që ishte i ftuar tek motra e tij, ishte edhe një videomesazh surprizë nga prindërit, i ati tregoi për dëshirën që ka pasur shumë herët, kur donte që i biri të vazhdonte shkencat e natyrës, por shfaqjet e tij e bindën për të kundërtën.
Nga ana tjetër, e ëma tregoi për një kostum që Besi ja kish grisur kur e kish marrë pa leje për shfaqje.
“Nuk do ta harroj kurrë, kur në garderobën time ndodhej një kostum, të cilin unë e kisha të preferuarin tim dhe ti e kishe marrë, ndërkohë kur e solle në shtëpi, kostumi ishte i grisur dhe unë mbas shumë kohësh, kur vendosa ta vishja e gjeta të grisur.
E nuk gjeja momentin për të kërkuar llogari, se më dhe shumë kënaqësi në skenë”,– tregoi ajo duke qeshur.
Besi u shfaq i emocionuar si asnjëherë më parë.