Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga seti i ri fotografik, ku shfaqet më ndryshe prej herave të tjera.
Kësaj radhe, moderatorja pozoi me stil të viteve ’60, ku kishte veshur një kostum të zi, ndërsa në kokë mbante një shami rozë.
“Historia e 60-ave do të shkruhet ende…”, është mbishkrimi që Luana ua la imazheve, të cilat i realizoi pranë një veture, në njërin shihet që ka hapur këmbët.
Për ndryshe, Luana është në përgatitje të emisionit të ri televiziv, ndërsa po punon edhe për këngët e reja.