Ka vite që Mihrije Braha është bjonde, madje një nga bjondet më të njohura të estrades, mjaftë prezente në ekran, shkruan “Kosovarja”.
E shohim në skenë duke kënduar, por e shohim edhe në cilësinë e prezantueses në kuadër të programit “Odeon” bashkë me te shoqin.
Ama, Mihrija nuk ka qenë edhe dikur kjo që e njohim sot, me këtë stil, elegancë dhe sharm.
Ishte e pashme, natyrale, por ndryshe në paraqitjet e saj skenike në vitet 80-të.