Këngëtari shqiptar, Sabri Fejzullahu, sot feston ditëlindjen, ai ka mbushur plot 74 vite jetë dhe urimet nuk munguan.

Me fjalët më të ëmbla Sabriu mori urime nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

“Dashni! Sot vetem dua te te them qe je bekimi me i madh i jetes time , ti je miku im me i miri , je fati im e je gjithçka qe kam nevoj . urime ditelindjen , te dua pa fund”, ishte urimi i Nerës për këngëtarin.

Djali i Sabriut, Ermal Fejzullahu, e uroi babain e tij me fjalët më të mira “Urime ditelindjen babush, u beft Arti sa gjysma jote te duam”, shkroi Ermal.