Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, u arrestua në Prishtinë me 19 korrik pasi mbi të rëndoi akuza për tr.afikim të ar.mëve dhe mu.nicionit në Shqipëri.

Paraburgimi i saj u vendosë prej 1 muaji, dhe së fundi e ka përmbushur dhe është liruar.

Avokati i artistës, Fanol Krasniqi, në një prononcim për “IndeksOnline”, ka treguar se klientja e tij është liruar dhe se Gjykata ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e saj.

Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Interpoli, pasi vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ajo u kap me dy pi.stoleta në makinën e saj, shoqëruar nga dy persona të tjerë.