Një nga personazhet që ka rënë në sy më së shumti që në hyrje në “Përputhen 3” është Edi.
Konkurrenti i rritur në Zvicër ka filluar menjëherë flirtimet me vajzat në studio por duket se këtë po e bënë edhe jashtë programit.
Disa pamje që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë konkurrentin në një nga clubet e Tiranës ku shihet duke u argëtuar nën shoqërinë e një vajze, e cila nuk njihet nga prapa por duket se nuk është asnjëra nga konkurrentet e programit.
Mirëpo çfarë mase është marrë kundrejt Edit nga produksioni?!
Fansat kan zbuluar se ata shihet të kenë hequr nga ndjekësit e tyre Edin dhe në atë listë janë vetëm personat që kanë marrë pjesë në program, tani dhe ndër vite.
Të kenë marrë vendimin për ta larguar konkurrentin e ri?! Kjo duhet parë në vijim, pasi pamjet e publikuan pas xhirimeve të programit.