Moderatorja dhe këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, ka nisur pushimet prej ditësh në Greqi.
Ajo ndodhet në ishullin e popullarizuar, Mykonos.
Luana ka bërë një postim duke thënë se ka afro tetë vite që nuk ka qenë në vende të tilla me kaq shumë njerëz.
“Për të paktën tetë vitet e fundit daljet e tilla i kisha tërësisht të harruara”, ka shkruar ajo në postimin e publikuar në InstaStory.