Arta Bajrami po befason fansat.

Këngëtarja kosovare e cila ka kohë që nuk është aktive në muzikë siç ishte është treguar më shumë aktive në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

Zeshkania nga Prishtina kohët e fundit po merr mjaftueshëm vëmendje me paraqitjet e saj të cilat i tregon edhe në instagram.

Ani pse pëlqehet shumë për muzikën që ka prodhuar ndër vite, Arta ka zënë vend në mediat rozë duke u kritikuar shumë për ndryshimet në pamjen e saj të jashtme.

Përveç ndërhyrjeve estetike që janë më se të dukshme ajo kohët e fundit është shndërruar edhe në një ‘manike’ të photoshopit.

Në fotot e fundit këngëtarja është shfaqur krejt ndryshe ndaj edhe është komentuar shumë./Lajmi/